Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është takuar me liderë boshnjakë për të diskutuar rreth kufijve shtetërorë, tregtisë, infrastrukturës dhe çështjeve tjera ekonomike.
Tre anëtarë nga presidenca e Bosnjës, Dragan Covic, Mladen Icanic dhe Bakir Izetbegovic, kanë mirëpritur Vuçiqin në vizitën e tij të parë në Sarajevë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë vizitës dyditore, është pritur që palët të diskutojnë çështje të rëndësishme që nga ndarja e Jugosllavisë dhe luftës së përgjakshme në Bosnje, përfshi këtu edhe qështje që lidhjen me komunitetin serb në Bosnje.
Në marrëveshjen e paqes në vitin 1995 e njohur si marrëveshja e Dajtonit, Bosnja ishte njohur si shtet, por mbeti e ndarë në dy shtete konstituive, nga federate myslimane e kroatëve dhe nga entiteti serb, Republika Srpska.
Para vizitës në Bosnje, presidenti Vuçiq është distancuar nga deklarata se “ai gjithmonë do ta respektojë Dodik, si president i Republikës Srpska dhe të atij institucioni”.
Vuçiq shtoi se ai do e tregojë pozitën e Serbisë “ne respektojmë integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës. Nuk kemi pretendime ndaj këtij shteti dhe presim që as Bosnja dhe Hercegovina dhe asnjë shtet tjetër mos të ketë pretendime territoriale ndaj Serbisë”.
Mes tjerash, Vuçiq ka diskutuar heqjen e barrierave kufitare që kanë penguar tregtinë e lirë, ndërsa pritet që të lansojë disa projekte infrastrukturore lidhur me Republikën Srpska në Bosnjë, përfshi edhe autostradën Beograd – Sarajevë, si dhe ndihma financiare.