Sulmuesi vetëvrasës në një stacion treni në Bruksel, kishte bërtitur “Allahu Ekber” dhe më pas shpërtheu jelekun e tij eksploziv, por menjëherë u qëllua nga ushtria belge.
Nuk raportohet për të tjerë të lënduar, ndërkaq brenda pak minutash janë mbyllur të gjitha dyqanet e restorantet, gjithashtu është evakuuar stacioni, shkruan DailyMail,transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgjarja ka ndodhur në Grand Place, që njihet si vendi më turistik në Bruksel.
Burime policore thonë se sulmuesi kishte marrë plagë të rënda nga shpërthimi që vet e shkaktoi, por më pas vdiq pasi u qëllua nga ushtria.