Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten me armë zjarri dy persona në Bruksel

Dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqendrën e Belgjikës, Bruksel të hënën mbrëma, raporton agjencia “AFP”.

Sulmuesi është ende në arrati, është thënë nga prokuroria belge.

Zëdhënësja e Prokurorisë ka thënë se ka nisur një hetim, porse nuk ka dashur të spekulojë për motivet e sulmit.

Mediumet lokale kanë raportuar se viktimat besohet se janë suedezë.

Suedia është duke luajtur me Belgjikë në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2024” në futboll, por nuk është e qartë nëse viktimat kishin udhëtuar në Belgjikë për ndeshjen e futbollit.

Mediumet belge raportojnë se sulmuesi, që ka përdorur automatik, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sulmi besohet se ka ndodhur rreth orës 19:00 në avfërsi të Bulevardit d’Ypres në Bruksel.

Edhe Policia belge vihet në kërkim të dy personave të armatosur në Bruksel Botë Policia belge vihet në kërkim të dy personave të armatosur në Bruksel

Mediumet lokale kanë raportuar se sulmuesi thirri "Allah Ekber" para se të shtiente me armë.