Një atentat me armë zjarri i cili dyshohet se është bërë për motive gjakmarrjeje ka ndodhur të dielën në Belgjikë.
Mediat belge kanë shkruar se i plagosur ka mbetur Agustin Kaza 44-vjeçar me shtetësi shqiptare i cili është qëlluar me armë zjarri nga një bashkatdhetar, i cili pas krimit mendohet se është arratisur në Shqipëri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgjarja ka ndodhur në tarracën e një lokali në Bruksel. Viktima, sipas autoriteteve përgjegjëse, është në rrezik për jetë.
“Policia u njoftua për të shtëna në tarracën e një kafeneje në Joseph Brandstraat në Schaarbeek të dielën në mbrëmje, më 28 prill, rreth orës 22:30”, ka thënë zëdhënësi i policisë Audrey Dereymaeker. “Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri”, thuhet në raport.
Sipas policisë, viktima është qëlluar me disa plumba në pjesën e kokës dhe gjoksit. /Euronews.al
VIDEO: