Ministri i Brendshëm i Belgjikës, Jan Jambon, thotë se është evituar një sulm serioz, pasi një sulmues vetëvrarës i dyshuar, që kishte planifikuar eksplodimin e një bombe të madhe, ka shkaktuar vetëm një shpërthim të vogël mbrëmë vonë në stacionin hekurudhor qendror në Bruksel.
“Ai kishte planifikuar eksplodimin e bombës së madhe, por në fund ishte një eksplodim i vogël, ndaj të cilit ushtarët reaguan menjëherë”, tha ministri i brendshëm Jambon, dhe ka shtuar se “diçka shumë më e keqe është evituar”, transmeton REL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari ka vdekur pas ishte qëlluar nga policia.
Prokurorët federalë të Belgjikës thanë se konsiderojnë se ky ishte sulm terrorist.
Raportet në media në të cilat është cituar një burim i paidentifikuar, thanë se bomba e cila kishte dështuar të eksplodojë plotësisht, ishte e mbushur me gozhda dhe ishte e ngjashme me një pajisje që është përdorë në sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në metronë e qytetit, në mars të vitit të kaluar, me ç’rast u vranë 32 vetë.
I dyshuari është identifikuar si mashkull 37 vjeçar nga lagjja Molenbeek në Bruksel, kanë raportuar mediat e Belgjikës.
Molenbeek e ka një popullatë të madhe imigrante dhe në të kanë banuar disa persona të involvuar në sulmet e Shtetit Islamik në Paris dhe Bruksel, në vitet 2015 dhe 2016.