Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vritet prokurori që po hetonte sulmin mbi televizionin ekuadorian

Prokurori publik, i cili drejtonte hetimin për sulmin në një stacion televiziv ekuadorian, është qëlluar dhe vrarë në mes të ditës në qytetin e pushtuar nga krimi, Guayaquil, shkruan The Guardian.

Cesar Suarez, i cili u fokusua në rastet që përfshinin krimin e organizuar trans-kombëtar në provincën Guayas - një nga zonat më të dhunshme të vendit - u zu në pritë në veri të qytetit të mërkurën pasdite.

“Kriminelët, terroristët, nuk do të pengojnë angazhimin tonë për shoqërinë ekuadoriane. U bëjmë thirrje forcave të rendit të garantojnë sigurinë e atyre që po kryejnë detyrën”, ka thënë prokurorja e përgjithshme e vendit, Diana Salazar, në një video të postuar në rrjetet sociale.

Salazar ka bërë të ditur se po hetonte vrasjen e prokurorit Suarez, por nuk dha detaje të tjera.

Këshilli Gjyqësor e dënoi sulmin në një deklaratë dhe duke thënë se Suarez po shkonte në një seancë gjyqësore kur u vra.

Edhe Nëntë të vrarë e 10 të plagosur nga sulmi i armatosur në Ekuador Botë Nëntë të vrarë e 10 të plagosur nga sulmi i armatosur në Ekuador

Ekuadori është tronditur nga dhuna e madhe ditëve të fundit, duke përfshirë sulmin në studion e televizionit “TC” në Guayaquil, marrjen peng të më shumë se 200 punonjësve të burgjeve, shpërthimet në disa qytete dhe rrëmbimin e oficerëve të policisë.

Në përgjigje, presidenti Daniel Noboa shpalli gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore, duke përfshirë shtetrrethim gjatë natës, dhe shpalli 22 grupe kriminale si organizata terroriste.

Prokurori Suarez thuhet se kishte intervistuar 13 personat e armatosur që kishin hyrë në studiot televizive pasi forcat speciale të policisë i kishin kapur dhe po hetonin se kush e kishte urdhëruar sulmin e profilit të lartë. Ai kishte punuar gjithashtu në një numër rastesh të tjera të profilit të lartë që përfshinin trafikun e drogës dhe korrupsionin politik.

Në fillim të kësaj jave, Suarez i tha gazetës ekuadoriane El Universo se ishte pa truproja.

Edhe Gjenden të vrarë kryebashkiakja dhe këshilltari i saj në Ekuador Botë Gjenden të vrarë kryebashkiakja dhe këshilltari i saj në Ekuador

I konsideruar prej kohësh një nga vendet më paqësore të Amerikës së Jugut, Ekuadori ka parë rritje të shkallës së vrasjeve në pesë vjetët e fundit – një rekord prej 7.878 vrasjesh vitin e kaluar. Ekuadori është shndërruar në rrugën kryesore të trafikut të drogës, çka është përkthyer në vrasje të shumta.