Një grup i armatosur ka hyrë brenda një studio televizive gjatë transmetimit direkt në Ekuador dhe ka kërcënuar stafin, sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, shkruan BBC.
Transmetimi në televizionin TC në qytetin e Guayaquilit ishte ndërprerë të martën nga grupi i armatosur.
Stafi u detyra të shtrihej në dysheme.
Ekuadori ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore të hënën pasi Fitoi, njëri nga kriminelët më famëkeq dhe drejtues i bandës kryesore në vend, u zhduk nga burgu.
Personat e armatosur janë parë duke u larguar nga studiot e “TC”, ndërsa policët u futën në studio rreth 30 minuta pas paraqitjes së personave të armatosur.
Edhe
Ekuadori zhytet në kaos, përplasje dhe plaçkitje në të gjithë vendin
Njësitet e policisë në Quito dhe Guayaquil janë vendosur në vendin e ngjarjes.
Policia ka thënë se stafi është evakuuar nga studio dhe më pas ka njoftuar se disa të dyshuar janë arrestuar.
Pas incidentit, presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke shpallur konflikt të brendshëm të armatosur dhe ka futur disa grupe të krimit të organizuar në listën e “organizatave terroriste”.
Universiteti i Guayaquilit ka njoftuar se gjitha aktivitetet akademike dhe administrative janë pezulluar për shkak të trazirave.
Së paku shtatë policë janë kidnapuar nga anëtarët e bandave, dhe është shpallur gjendje emergjente.
Edhe
Ekuadori u shpall luftë karteleve të drogës
Gjendja u shpall nga presidenti Noboa pasi shefi i bandës “Los Choneros”, Adolfo Macias Villamar, u zhduk të dielën nga burgu i sigurisë së lartë.
Të paktën 40 të burgosur tjerë u arratisën në orët e hershme të së martës nga një burg tjetër në qytetin Riobamba.
Nuk është ende e qartë nëse futja në studion televizive kishte lidhje me ikjet nga burgu, mirëpo është dëshmi për përkeqësim të situatës të sigurisë.
Edhe
Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme në kufi me Ekuadorin
NOW - Gunmen storm Ecuador television studio, take hostages.pic.twitter.com/9WRpGXL08y
— Disclose.tv (@disclosetv) January 9, 2024
We need help in ecuador ????? pic.twitter.com/LNNvi78FZu
— Roberto Retto BJJ (@Roberto001BJJ) January 9, 2024