Një biznesmen rus i quajtur Vladimir Marugov, është vrarë gjatë së hënës. Ai raportohet se u vra nga një grup personash të maskuar në saunën e rezidencës së tij.
Marugov, që ndryshe quhej “mbreti i sallamit”, thuhet se kishte në pronësi një fabrikë të përpunimit të mishrave, ndërsa në momentin tragjik ishte edhe gruaja e tij, shkruan CNN.
“Disa burra të maskuar hynë në banjë. Lidhën pronarin e shtëpisë dhe bashkëshorten e tij dhe më pas kërkuan para”, kanë thënë autoritetet hetimore.
Gruaja e biznesmenit arriti të shpëtonte përmes një dritareje dhe të njoftonte policinë, ndërsa më pas e gjeti të vrarë me një hark burrin e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Milioneri rus gjendet i vdekur në Indi, dyshohet se ra nga një dritare hoteli
-
Vdekjet e dyshimta të oligarkëve rusë
-
Të paktën tetë biznesmenë rusë kanë vdekur në rrethana të dyshimta në gjashtë muajt e fundit
-
Edhe një miliarder rus vdes në rrethana të paqarta
-
Rusi vret dy veta pasi iu tha ta vërë maskën