Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vritet gjenerali i dhjetë rus

Autoritetet ukrainase njoftuan të dielën se gjenerali rus, Andrei Simonov, është vrarë në afërsi të qytetit Izyum, në juglindje të Kharkivit.

Siç raporton “Kyivpost” të dielën, një njësi ukrainase kreu një sulm të ashpër gjatë së shtunës ndaj rusëve, duke i qëlluar mbi 30 automjete të blinduara. Në mesin e 100 të vrarëve ishte edhe gjenerali Simonov.

Simonov ishte drejtues i lartë i njësive të luftës elektronike. Ky është gjenerali i dhjetë rus që u vra gjatë luftës në Ukrainë.

Zyrtarët perëndimorë nëpërmjet një publikimi kanë dhënë detaje për gjeneralët rusë që u vranë në luftime. Listën e plotë mund ta lexoni KËTU.