Gjenerali rus Roman Kutuzov dyshohet se është vrarë në lindje të Ukrainës, ku po zhvillohen luftimet më të mëdha, tha të dielën një gazetar i një mediumi shtetëror rus, përcjell Reuters të hënën.
Raporti, i publikuar në rrjetin Telegram nga gazetari Aleksandar Sladkov, nuk specifikoi se kur dhe ku u vra gjeneralmajori Roman Kutuzov. Ministria ruse e Mbrojtjes po ashtu nuk dha asnjë koment.
Ndërkohë, vrasjen e tij e ka konfirmuar ushtria e Ukrainës.
"Komandanti i Korpusit të Parë të Ushtrisë së Republikës Popullore të Donetskut, gjeneral-major Roman Kutuzov, është denazifikuar dhe demilitarizuar zyrtarisht", thuhet në njoftimin e ushtrisë ukrainase në Facebook, duke u tallur me retorikën e Kremlinit për luftën.
Deri më tash janë vrarë mbi 10 komandantë, me grada të ndryshme, në ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt. Disa i ka konfirmuar Rusia e shumicën, jo.
Ексклюзив. Зустрічайте. “командующий 1 армейским корпусом (орков) дЫнЫрЫ генерал - майор Роман Кутузов официально...
Posted by СтратКом ЗСУ / AFU StratCom on Sunday, June 5, 2022
-
Vetura që shpërthejnë dhe ekzekutime në errësirë, vala e atentateve po trondit Rusinë
-
Gjenerali rus vritet në një shpërthim në Moskë
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit