Gazetari meksikan Javier Valdez, fitues i disa çmimeve për investigimet e tij, është qëlluar për vdekje në shtetin veri-perëndimor të Sinaloas.
Ai u vra kur persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj makinës së tij në qytetin Kuliacan, ku Valdez punonte.
50-vjeçari ishte vlerësuar me çmimin për Lirinë Ndërkombëtare të Shtypit nga Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve, për artikujt e tij mbi trafikun e drogës, shkruan tch.
Ai është gazetari i pestë që vritet në Meksikë që nga fillimi i vitit. Vitin e kaluar, duke folur në promovimin e një libri të tij, Valdez tha: “Të jesh gazetar është njësoj si të jesh në listën e zezë”.
“Edhe pse mund të vishesh me anti-plumb e të rrethohesh nga truprojat, bandat do të vendosin ditën kur do të të vrasin”, tha ai.
Edhe
Vritet edhe një gazetar në Meksikë, shkon në 15 numri i të vrarëve këtë vit
Gjatë karrierës së tij, thuajse 30-vjeçare, Valdez shkroi shumë për trafikun e drogës dhe krimin e organizuar në Meksikë, përfshirë këtu organizatën famëkeqe të Sinaloas.
Karteli në fjalë konsiderohet përgjegjës për rreth 25 për qind të drogave ilegale që hyjnë në Shtetet e Bashkuara përmes Meksikës.