Një klerik pro-Taleban është në mesin e 18 personave të vrarë në një shpërthim jashtë një xhamie në qytetin afgan të Heratit, raportoi të premten AP.
Mujib Rahman Ansari vdiq së bashku me vëllain e tij, anëtarët e tij të sigurisë dhe civilët e mbledhur për lutje në një shpërthim që dyshohet se ishte vetëvrasës.
Nuk është ende e qartë se kush qëndron pas sulmit, të cilin talebanët e denoncuan si "të ligë" dhe "frikacak". Ky rasti më i fundit i një serie vrasjesh me bomba ku janë përfshirë figura të larta fetare në Afganistan.
Sipas policisë, Ansari po mbërrinte në xhaminë Gazargah për të kryer lutjet e drekës të së Premtes kur një person me bomba në vete i puthi dorën klerikut dhe shpërtheu mjetin shpërthyes.
Zyrtarët lokalë thonë se të paktën 23 persona u plagosën në sulm, por raportet lokale sugjerojnë se shifra totale e viktimave mund të jetë dukshëm më e lartë.
Kleriku ishte i njohur në Afganistan për mbështetjen e tij ndaj sundimit të talebanëve.
-
Shpërthehet një bombë në një qendër islame që njihej për trajnimin e talebanëve
-
Vriten 6 besimtarë myslimanë teksa po luteshin në një xhami në Afganistan
-
21 të vdekur nga sulmi me bombë në Afganistan
-
Afganistan, të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami
-
Katër të vdekur pas një shpërthimi afër një xhamie në Afganistan