Tetë roje afgane të sigurisë janë vrarë në provicën Parvan të Afganistanit.
“Rojet e bazës ajrore Bagram kanë humbur jetën pasi makina e tyre është sulmuar nga persona të armatosur”, tha zëdhënësi i qarkut Bagram, Abdul Shokoor Qudosi.
Sipas tij, sulmi ka ndodhur rreth një kilometër larg bazës.
Përgjegjësinë nuk e ka marrë ende askush.
Baza ajrore Bagram është baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në Afganistan dhe është shpesh cak për sulme.
Në nëntor të vitit të kaluar, një sulm vetëvrasës brenda bazës ka lënë të vrarë dy ushtarë amerikanë dhe dy kontraktorë të tjerë.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 14 të vrarë nga një sulm i armatosur në Afganistan
-
Vritet një afgan e plagosen tre të tjerë në aeroportin e Kabulit
-
Kaos nga përpjekjet për të ikur, shtatë të vdekur në aeroportin e Kabulit
-
Ikje nën petkun e errësirës: Afganët të zemëruar me SHBA-në
-
Fundi i një epoke, fillimi i një lufte të mundshme të re në Afganistan