Shefi i forcave policore të Gazës, të qeverisur nga Hamasi, dhe zëvendësi i tij janë vrarë në një sulm izraelit në një kamp me tenda në Gaza ku po strehoheshin familjet e zhvendosura, transmeton “BBC”.
Ministria e Brendshme e Gazës ka reaguar pas vrasjeve të Mahmoud Salahut dhe Hussam Shahwanit, për të cilët tha se “po kryenin detyrat e tyre humanitare e kombëtare”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëntë persona tjerë, përfshirë tre fëmijë e dy gra, janë vrarë në sulmin në al-Mawasi, në afërsi të qytetit jugor Khan Younisit, kanë njoftuar autoritetet mjekësore të Gazas.
Ushtria e Izraelit ka konfirmuar se sulmi e ka shënjestruar Shahwanin, për të cilin ka thënë se ishte “terrorist” që ndihmoi krahun ushtarak të Hamasit të planifikonte sulme ndaj forcave izraelite në Gaza.
Më tepër se 30 persona raportohet se janë vrarë në Gaza nga sulmet izraelite të enjten.