Zyrtarët afganë thanë se kanë vrarë dhjetëra anëtarë të Al Kaidës në lindje dhe jug të Afganistanit, përfshirë udhëheqësin e lartë, Omar Khetab.
Drejtoria Kombëtare për Siguri tha përmes një deklarate se rreth 80 pjesëtarë të grupit ekstremist islamik janë vrarë dhe se 27 të tjerë janë arrestuar në operacione të përbashkëta me forcat e NATO-s, transmeton REL.
Deklarata nuk jep detaje se kur janë kryer operacionet.
Agjencia afgane e inteligjencës po ashtu tha se forcat e saj kanë shkatërruar pesë baza të Al Kaidës në provincat Zabul, Ghazni dhe Paktia.
Artikuj të ngjashëm
-
Talebanët vrasin gjashtë anëtarë të Shtetit Islamik në Kabul
-
SHBA-ja u bën thirrje për kujdes amerikanëve pas vrasjes së liderit të Al-Kaidës
-
Talebanët dënojnë vrasjen e udhëheqësit të Al-Qaedas nga SHBA-ja
-
SHBA-ja vret liderin e Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri
-
Komandanti amerikan: Al-Qaida është rritur brenda Afganistanit që nga largimi i trupave