Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten 11 anëtarë të një familjeje

Njëmbëdhjetë veta të së njëjtës familje u vranë nga shpërthimi i bombës në provincën Logar të Afganistanit.

Viktimat ishin rrugës për një dasmë, kur automjeti i tyre u godit nga një bombë e vendosur në anë të rrugës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pesë fëmijë, pesë gra dhe një burrë janë në mesin e të vrarëve, tha guvernatori i qarkut Agha, Nasir Amin, i cili konfirmoi se të gjitha viktimat janë pjesëtarë të një familjeje.

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara të publikuar në muajin shkurt, së paku 3,498 civilë janë vrarë në vitin 2016 në Afganistan, ndërsa 7,920 të tjerë janë plagosur.