Zyrtarët afganë deklaruan se së paku katër civilë janë vrarë në një dasmë pas eksplodimit të një bombe në një provincë në Logar.
Zëdhënësi Shah Poor Ahmadzai, tha se shtatë persona tjerë ishin plagosur në të njëjtën natë pas mesnatës.
Dhëndri dhe nusja shpëtuan nga lëndimet. Autoritetet kanë intervistuar dëshmitarët në shtëpi ku po mbahej ceremonia për të vazhduar hetimet.
Policia ka deklaruar se bomba ishte vendosur afër shtëpisë para fillimit të ceremonisë së dasmës.
Askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin./rel
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të vdekur e 10 të plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në një dasmë në Afganistan
-
Sulm vetëvrasës gjatë një dasme në Kabul
-
Një i mitur kryen sulm vetëvrasës në një dasmë në Afganistan
-
Të paktën 40 të vdekur pas një sulmi vetëvrasës në Kabul
-
Mbi 20 të vrarë në një sulm me bombë afër Ministrisë së Jashtme afgane