Një 52-vjeçar është arrestuar në Albstadt të Gjermanisë nën dyshimin për vrasjen e një 23-vjeçari që nuk u mbijetoi plagëve në spital. Ndërkaq në oborrin e shtëpisë së të dyshimtit është gjetur trupi i varrosur i një gruaje 20-vjeçare.
Policia gjermane ka njoftuar se të tre njihnin njëri-tjetrin dhe ishin italianë, gruaja kishte edhe nënshtetësinë gjermane. Ajo ishte raportuar e zhdukur që nga e diela. Ajo dhe 52-vjeçari i dyshuar po jetonin në të njëjtën shtëpi, por në pjesë të ndara, kanë bërë të ditur autoritetet gjermane.
Ndërkaq, të premten, një punëtor i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës Gjermane është arrestuar nën dyshimet për tradhti pasi ka ofruar informacione sekrete te Rusia, ka bërë të ditur prokuroria gjermane.
I dyshuari, shtetas gjerman, i identifikuar si Carsten L, është arrestuar të mërkurën në Berlin. Apartamenti dhe zyra e punës në Shërbimin Federal të Inteligjencës dhe një tjetër person janë bastisur.
Prokuroria nuk ka ofruar detaje të personit të dytë. Prokuroria gjermane ka thënë se punonjësi i BND-së ka ofruar informacione te një shërbim rus i inteligjencës, të cilin nuk e kanë identifikuar.
-
Agjenti gjerman i ofroi Rusisë informacione sekrete
-
Një spiun në BND-në gjermane dyshohet se ia ka ofruar sekretet shtetërore Rusisë
-
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani me 6 të vdekur
-
Gjermani, 19-vjeçarja e raportuar e zhdukur gjendet e mbyllur në një kuti druri
-
Gjenden tre të vdekur në një ndërtesë banimi në Gjermani