Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vrasësit që janë yje në YouTube

Ata që vrasin njerëz nganjëherë mbërrijnë njëfarë niveli të famës. Por në rastin e tre muzikantëve të rinj, të cilët ishin dënuar për një vrasjeje gangsterësh, fama i priu krimit. Si u bë që Aristote Yenge, Kyreis Davies dhe Isaac Calver bënë bujë në qytetin e tyre të lindjes?

“Ata janë të famshëm”, thekson Josephi, 16 vjeç, një prej anëtarëve të projektit muzikor të të rinjve në Ipswich. “Ata do të ishin të njohur në këtë rrethinë, 100 për qind jam i sigurt për këtë”, pajtohet edhe bashkëpunëtori i tij Ethan, i cili është gjithashtu 16 vjeç.

Më 2019 është e lehtë të bëhesh i famshëm dhe të njihesh pothuajse prej gjithsecilit në një qytet me 130 mijë banorë, falë efekteve demokratizuese të YouTube, transmeton “Koha Ditore”. Nëse keni diçka për të thënë dhe e theksoni mjaftueshëm qartë, atëherë audienca ju gjen vetë.

Dhe Yenge, Davies dhe Calver kishin edhe mediumin e edhe mesazhin të gatshëm. Si anëtarë të grupit të njohur muzikor “YTBYTN”, fytyrat dhe muzika e tyre janë të njohura në krejt qytezën e Suffolkut.

Këngët e “YTBYTN” kanë një shprehje të ndryshme, me vargje të zymta dhe zemërime që mbulojnë tema rruge, mjerimi dhe dhune.

Promovimi hapur i drogës

Edhe Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje Tech 1 muaj më parë Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje

Nëpër xhirimet e tyre, që ia kanë dalë të ndiqen prej më shumë se 100 mijë shikuesve, Davies dhe Calver mund të shihen derisa marrin hapur kokainë, dike pirë alkool dhe duke numëruar dengje parash kesh.

Përveçse i drejtohet brezit të ri, si puna e tyre, grupi ka nisur të bëhet i famshëm edhe në mesin e fëmijëve nën moshën dhjetëvjeçare, thekson punëtori i komunitetit në Ipswich, Can Taylor, i cili është marrë goxha shumë me studimin e grupit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)