Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Von der Leyen: Rusia s’është më një partner i besueshëm

Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se embargoja e naftës ndaj Rusisë e shpallur në fillim të kësaj jave nuk do të jetë e lehtë, por se BE-ja nuk mund të "transferojë para në Rusi në afat të gjatë, duke pasur parasysh vlerat e saj".

Von der Leyen tha gjithashtu se BE-ja duhet të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus dhe se Rusia nuk është më një partner i besueshëm, raporton BBC të premten.

Përfaqësuesit e BE-së do të takohen sërish të premten - për të negociuar një paketë të propozuar sanksionesh të BE-së kundër Rusisë.

“Lufta e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë dhe sanksionet e nevojshme të ndërmarra nga BE-ja ishin më shumë se një test stresi për ekonominë tonë”, shtoi von der Leyen.

E pyetur se cilat do të ishin kriteret për të vendosur nëse Ukraina e kishte fituar luftën, ajo tha se i takon Ukrainës të vendoste se si të negocionte me Rusinë për të arritur një armëpushim.