BE-ja ra dakord të premten vonë të vendosë një paketë të dhjetë sanksionesh ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë, pikërisht në shënimin e një vjetorit të fillimit të luftës ruse atje.
Ambasadorët u takuan në Bruksel pasi nuk arritën të finalizonin paketën e sanksioneve për disa ditë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i kishte thënë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se BE-ja synon t’i zbatojë masat deri më 24 shkurt.
Rundi i fundit i sanksioneve trajtoi sektorin bankar, aksesin e Rusisë në teknologji që mund të përdoret për qëllime civile dhe ushtarake dhe teknologjitë e avancuara, bëri të ditur kryediplomati i BE-së Josep Borrell.
Borrell paralajmëroi se blloku do të vazhdojë të zbatojë më shumë sanksione, duke shtuar se "do ta bëjë atë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, derisa Ukraina të çlirohet nga agresioni brutal rus".
Edhe
BE-ja zotohet t’i shtojë ndihmën për Ukrainën dhe sanksionet për Rusinë
Von der Leyen tha se BE-ja po shtonte presionin edhe ndaj atyre që përpiqen të anashkalojnë sanksionet.
“Tani kemi sanksionet më të gjera ndonjëherë – duke varfëruar arsenalin e luftës të Rusisë dhe duke kafshuar thellë në ekonominë e saj”, është shprehur ajo.
-
BE-ja planifikon të ndalojë hyrjen në bllok të kujtdo që ka luftuar krah Rusisë në Ukrainë
-
BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë
-
Komisioni Evropian me paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, përshpejtohet ndalimi i gazit rus
-
BE-ja miraton pakon e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë