Janë bërë gjashtë javë që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës. Mijëra civilë, në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë janë vrarë deri tani si pasojë e sulmeve me raketa. Palët ukrainase dhe ruse kanë zhvilluar disa runde bisedimesh të paqes, por nuk kanë arritur në ndonjë marrëveshje
15:30 - Trenat e Ukrainës kanë ndihmuar 3.5 milionë njerëz të ikin nga lufta
Imazhet e trenave të mbipopulluar me pasagjerë që iknin nga lufta, të ulur në dysheme dhe duke fjetur nëpër korridore, tronditën njerëzit në mbarë botën, pas pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit.
Lajmi i plotë KËTU

15:25 - Mbi 4.4 milionë ukrainas ikën nga lufta
Të dhënat e publikuara të shtunën nga agjencia për refugjatët e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, kanë treguar se 4,441,663 refugjatë ukrainas janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, raportoi TheGuardian.
Edhe
7 milionë ukrainas u larguan që nga nisja e luftës
Kjo shifër është më e lartë se të premten për 59,347. Rreth 90% e atyre që janë larguar nga Ukraina janë gra dhe fëmijë.
Rreth 210,000 persona që nuk janë ukrainas janë larguar nga vendi, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim e KB-së.
Rreth 7.1 milionë persona janë zhvendosur brenda Ukrainës, sipas të dhënave.
09:59 - Bideni nënshkruan sanksione shtesë ndaj Rusisë e Bjellorusisë
Presidenti amerikan, Joe Biden ka nënshkruar të premten dy projektligje që vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, raporton CNN.
Lajmi i plotë KËTU
09:14 - Thirrje për evakuim në Luhansk, alarm për shtim të trupave ruse
Më tepër evakuime nevojiten nga rajoni i Luhanskut në Ukrainë derisa bombardimet janë shtuar ditët e fundit dhe më shumë forca ruse kanë arritur, ka thënë guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, të shtunën, raportoi Reuters.
Ai ka thënë se rreth 30% e njerëzve ende kanë mbetur përreth rajonit dhe u është kërkuar që të largohen.
“Ata (Rusia) po grumbullojnë forca për një ofensivë dhe shohim se bombardimet janë shtuar”, ka thënë Gaidai.
Edhe
Mbi 1 milion njerëz janë “evakuuar” nga Ukraina në Rusi
09:03 - Rusia e vë në krye të luftës në Ukrainë gjeneralin me përvojë nga Siria
Një zyrtar perëndimor ka konfirmuar të shtunën se Rusia ka riorganizuar komandën e operacioneve të saj në Ukrainë, me gjeneralin e ri që ka pasur përvojë të gjerë në operacionet luftarake në Siri.
Lajmi i plotë KËTU

07:53- 52 të vrarë nga raketat ruse në Kramatorsk
Ka shkuar në 52 numri i të vdekurve si pasojë e dy raketave të hedhura në stacionin e trenit në Kramatorsk, Ukraina lindore.
Lajmi i plotë KËTU
07:45 - Von der Leyen premton të përshpejtojë anëtarësimin e Ukrainës në BE
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen premtoi sot se do të "përshpejtojë" ofertën e anëtarësimit të Ukrainës në BE, gjatë një vizite në Kiev të premten, raporton Sky Neës.
Shefja e KE-së i dorëzoi udhëheqësit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy një pyetësor, i cili do të jetë një pikënisje për një vendim për anëtarësimin në BE.
Edhe
OKB: 45.000 ukrainas të tjerë janë larguar nga vendi në 24 orët e fundit
"Nuk do të jetë si zakonisht një çështje vitesh për të formuar këtë opinion, por mendoj se janë çështje javësh”, ka thënë me këtë rast Von der Leyen.
Premtimi erdhi pasi von der Leyen tha në një konferencë shtypi se Rusia do të "zbriste në kalbje ekonomike, financiare dhe teknologjike" ndërsa Ukraina do të marshonte drejt "së ardhmes evropiane".