Buxheti i ri afatgjatë i BE-së do të duhet të jetë një përgjigje "e fortë" ndaj krizës së koronavirusit, thotë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shkruan CNN.
"Shpesh kam thënë në të kaluarën se Evropës i duhet një Plan i ri Marshall," tha ajo, duke iu referuar paketës stimuluese për të rindërtuar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.
"Ne do të kemi nevojë për investime masive publike dhe private për të ringjallur ekonominë, për ta rindërtuar atë dhe për të krijuar vende të reja pune."
"Çelësi për këtë është një buxhet i ri i fortë i BE-së. Buxheti ka përparësinë që gëzon besimin e të gjitha vendeve anëtare. "
“Ky buxhet i ri shtatë vjeçar duhet të dallohet nga ai i mëparshmi. Do të jetë ndryshe. Do të jetë përgjigjja evropiane ndaj krizës së Covid-19", u shpreh Leyen.
Edhe
Von der Leyen: Një Evropë e pavarur është një Evropë e fortë
Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se Evropa po përballet me një krizë "të madhe dhe të pashembullt".
Ai tha se udhëheqësit e bllokut do të duhet të përqendrohen në "nevojën - domosdoshmërisht - për të zhvilluar një strategji masive investimesh" për të rindërtuar sapo të kalojë kriza e koronavirusit.
-
Von der Leyen: Po i afrojmë më shumë shtetet e ardhshme anëtare
-
Von der Leyen: Po i afrojmë më shumë shtetet e ardhshme anëtare
-
Zgjerimi, prioritet në buxhetin 2 trilionë eurosh të BE-së për shtatëvjeçarin e ardhshëm
-
Zgjerimi, prioritet në buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së prej 2 trilionë eurosh