Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të rrisin nivelin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.
Von der Leyen i tha CNN-së se Ukraina ka nevojë për “të gjitha pajisjet ushtarake mund të përdorë, përfshirë sistemet e avancuara".
“Shpresoj shumë që në Ramstein... do të ketë një lëvizje të madhe përpara”, shtoi von der Leyen, duke iu referuar takimit të ministrave të Mbrojtjes që do të mbahet të premten në Gjermani.
Ajo gjithashtu konfirmoi se aktualisht është duke punuar për rundin e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Von der Leyen: Rusia s’ka qëllim të vërtetë të angazhohet në bisedime paqeje
-
Von der Leyen: Kufijtë s’mund të ndryshohen me forcë
-
Von der Leyen: Po i afrojmë më shumë shtetet e ardhshme anëtare
-
Von der Leyen: Po i afrojmë më shumë shtetet e ardhshme anëtare
-
Von der Leyen reagon pas telefonatës së Trumpit me Putinin