Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të udhëtojë në Hungari për t’u takuar me kryeministrin Viktor Orban.
Palët do të diskutojnë për çështjen e energjisë, ka thënë një zëdhënës i KE-së, shkruan Sky News.
Hungaria është në mesin e shteteve anëtare të BE-së që kundërshtojnë propozimet për një raund të gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë, në përgjigje të luftës në Ukrainë.
Raundi i fundit ka propozuar heqjen graduale të përdorimit të naftës së përpunuar ruse në të gjithë BE-në brenda gjashtë muajve, megjithëse Hungarisë do t’i jepet afat deri në fund të vitit 2023 për ta ndaluar përdorimin.
Artikuj të ngjashëm
-
Orban kërkon që Ukraina ta rilejojë transitin e gazit rus për në shtetet e BE-së
-
Orban: BE-ja të rishqyrtojë sanksionet ndaj Rusisë në mënyrë që të ulen çmimet e energjisë
-
Hungaria nuk do të pranojë t’i vendosë sanksione naftës ruse javën e ardhshme
-
Asnjë përparim në paketën e sanksioneve të BE-së në Hungari
-
BE-ja planifikon sanksione të reja ndaj Rusisë