Aktivistët xhamajkas protestuan kundër vizitës së Dukës dhe Dukeshës së Cambridget duke kërkuar dëmshpërblime për skllavërinë, raporton BBC të mërkurën.
Princi britanik William dhe bashkëshortja e tij Kate arritën në Xhamajkë të martën në kuadër të turneut njëjavor në Karaibe.
Udhëtimi i çiftit mbretëror përkon me 60-vjetorin e pavarësisë së Xhamajkës dhe 70-vjetorin e kurorëzimit të Mbretëreshës Elizabeth II. Vizita vjen në një kohë të shqyrtimit në rritje të sjelljes britanike të epokës koloniale në Karaibe dhe gjetkë.
“Nuk shohim asnjë arsye për festimin e 70-vjetorit të ngjitjes së gjyshes suaj në fronin britanik, sepse udhëheqja e saj dhe e paraardhësve të saj, kanë përjetësuar tragjedinë më të madhe të të drejtave të njeriut në historinë e njerëzimit”, thuhet në një letër të publikuar të dielën përpara vizitës së çiftit, dhe mbante nënshkrimet e 100 liderëve xhamajkas.
Në letër, xhamajkasit thanë se do të festonin 60 vjet liri nga Britania e Madhe, por theksuan nevojën e kërkim-faljes “për të filluar procesin e rikuperimit, faljes, pajtimit dhe kompensimit”.
Edhe
Xhamajka mund të braktisë monarkinë e Britanisë
“Gjatë 70 viteve të saj në fron, gjyshja juaj nuk ka bërë asgjë për të korrigjuar dhe shlyer vuajtjet e paraardhësve tanë që ndodhën gjatë mbretërimit të saj, apo gjatë gjithë periudhës së trafikimit britanik të afrikanëve, skllavërimit, nënshkrimit dhe kolonializimit”, thuhet në letër.
Të martën u organizua një protestë para Komisionit të Lartë Britanik në Kingston, duke kënduar këngë tradicionale dhe duke mbajtur pankarta me frazën "seh yuh sorry", një frazë e dialektit lokal që i kërkon kërkim-faljen Britanisë.
-
Jo me paratë e taksapaguesve: Prince Harry i dëshpëruar për mundësinë e anulimit të vizitës në Londër
-
Princi William dhe Kate Middleton “thellësisht të shqetësuar” nga zbulimet e Epstein
-
Princi William e quan Kate Middletonin grua dhe nënë të jashtëzakonshme
-
Princi William viziton gruan pas operimit