Autoritetet shëndetësore të Kinës kanë thënë të hënën se kanë pranuar raporte për 49 raste të reja të konfirmuara me COVID-19. Bëhet fjalë për rastet e së dielës.
Në raportin e publikuar një ditë më parë ishin 57 raste.
39 prej rasteve të reja janë të bartura brenda vendit. 36 raste janë në Pekin, ndërsa numër i njëjtë është raportuar edhe një ditë më parë. Është numri më i madh i rasteve të reja që prej lehtësimit të masave.
Ndërkohë dhjetë raste të reja janë të importuara. Një ditë më parë ishin 19 raste të importuara, kanë njoftuar autoritetet.
Artikuj të ngjashëm
-
Kina raporton për 22 raste të reja me COVID-19
-
Kina regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë
-
Kina regjistron më së shumti raste me COVID-19 që nga janari
-
Kina shënon numrin më të lartë ditor të rasteve me COVID-19 në 5 muaj
-
Kina po i bën nga 4.84 milionë testime për COVID-19 çdo ditë