Banori dhe violonçelisti i Kharkivit, Denys Karachevtsev, ka performuar në rrugët e qytetit ukrainas mes ndërtesave të dëmtuara e shumë rrënojave me qëllimin që të rrisë ndërgjegjësimin për shkatërrimin dhe për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve për restaurimin e qytetit të tij.
“E dua qytetin tim heroik, i cili tani po lufton për të mbijetuar. Unë thellësisht besoj se ne mund të ndihmojmë. Unë besoj se mund ta restaurojmë dhe rindërtojmë qytetin dhe shtetin tonë kur lufta të përfundojë”, ka shkruar ai në Facebook.
ka shpjeguar se po fillon projektin në rrugët e Kharkivit ashtu që të mbledhë fonde për ndihma humanitare dhe restaurimin e arkitekturës së qytetit.
“Le të bashkohemi për ta ringjallur qytetin tonë”, ka shkruar ai.
Posted by Denys Karachevtsev on Tuesday, March 22, 2022