Anëtaret e grupeve feministë dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë marshuar në Mexico City në përkrahje të Roxana Ruiz, gruas indigjene, që në vitin 2021 vrau burrin, i cili po e përdhunonte. Ruiz është dënuar me më shumë se gjashtë vjet burgim, vendim të cilin përfaqësuesit e saj ligjore e kanë cilësuar si diskriminues dhe kanë paralajmëruar se do ta apelojnë, shkruan AP.
Dënimi i Ruizit ka nxitur pakënaqësinë në mesin e grupeve feministe që kanë thënë se Meksika po përballet me dhunën me baza gjinore dhe se shteti nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i sjellë para drejtësisë dhunuesit. Gjykata të hënën erdhi në përfundim se Ruiz ishte përdhunuar, por ka shtuar se 23-vjeçarja ishte fajtore për vrasje për përdorim të tepruar të mbrojtjes legjitime.
Ani pse ajo kishte raportuar në Polici se ishte dhunuar, avokatët kanë thënë se ekzaminimi forenzik kurrë nuk ishte bërë, që është vendimtar në rastet kundër dhunës seksuale.
Polici në vendin e ngjarjes kishte raportuar se ajo me shumë gjasë kishte dashur të kryente marrëdhënie seksuale, por që ndërroi mendje më vonë. Grupet për të drejtat e grave kanë akuzuar autoritetet meksikane për riviktimizimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale.
-
Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra
-
Gërvalla: Dënimi i Raçiqit me 15 vjet burgim, hap i rëndësishëm për drejtësinë ndaj viktimave të dhunës seksuale
-
Gjykata gjermane dënon me burgim burrin që drogoi, dhunoi dhe filmoi gruan e tij
-
Presidentja e Meksikës do të ngrejë padi ndaj burrit që e ngacmoi në rrugë
-
Protesta masive në Meksikë kundër zhdukjeve të detyruara nga kartelet e drogës