Në përvjetorin e pavarësisë së Ukrainës, forcat ruse i kanë vazhduar sulmet mbi territorin ukrainas, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Një fëmijë 11-vjeçar u regjistrua i vdekur në rajonin e Dnipropetrovskit nga sulmi me raketë të tipit TU-22M, njoftoi kreu i zonës, Kyrylo Tymoshenko.
Në perëndim të Ukrainës u dëgjuan alarmet paralajmëruese për sulme.
“Kujdesuni dhe mos e injoroni alarmin për sulm ajror. Mund të ketë sulme të përsëritura”, bënë thirrje autoritetet ukrainase.
Artikuj të ngjashëm