Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vietnami dhe BE-ja nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë

Vietnami nënshkroi sot një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Europian në një prej marrëveshjeve ekonomike më ambicioze të BE-së në Azi.

Në praninë e kryeministrit vietnamez, Nguynen Xuan Phuc në një sallë konventash në Hanoi, komisionerja europiane e Tregtisë, Cecilia Malmstrom dhe ministri rumun i Sipërmarrjes, Stefan Radu Oprea nënshkruan një marrëveshje me ministrin vietnamez të Tregtisë, Tran Tuan Anh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas kësaj marrëveshje, BE-ja dhe Vietnami do të eliminojnë 99% të taksave doganore.

Kjo marrëveshje, e njohur me akronimin ECTFA, është përshkruar gjithashtu si një bum ekonomik për Vietnamin që vlerësohet të ketë një rritje afat gjatë të PBB-së me 15% për shkak të kësaj marrëveshje./Atsh/