Ekspertët ligjorë thonë se videot e të burgosurve të Gazës ku shihen të zhveshur e të lidhur, të filmuara dhe ngarkuara në internet nga ushtarët e Izraelit mund ta shkelin të drejtën ndërkombëtare.
E drejta ndërkombëtare thotë se të burgosurit nuk duhet të ekspozohen ndaj poshtërimit të panevojshëm dhe kuriozitetit publik.
BBC-ja ka shikuar qindra video të shpërndara nga ushtarët izraelitë në Gaza që nga nëntori 2023. Nga to ka verifikuar tetë me të burgosur.
Forca e Mbrojtjes së Izraelit, IDF, ka thënë se ka ndalur shërbimin e një prej rezervistëve të identifikuar në video.
Mark Ellis, këshilltar i OKB-së për tribunale penale ndërkombëtare, ka thënë se pamjet mund të cilësohen shkelje të rregullave për trajtimin e të burgosurve të luftës.
EdheNjë prej videove u zbulua se erdhi nga llogaria në YouTube e ushtarit izraelit Yossi Gamzoo Letova. Ai kishte postuar disa video nga Gaza që nga dhjetori. Në një video të postuar më 24 dhjetor 2023, i burgosur palestinez nga pamjet shihet i zhveshur dhe i përgjakur me duart e lidhura dhe i ulur në karrige ndërsa merret në pyetje.

Më vonë në të njëjtën video, i burgosuri shihet duke marshuar këmbëzbathur rrugëve të Gazës.
Të njëjtën ditë Letova postoi një tjetër video duke treguar qindra të burgosur palestinezë të mbledhur në një fushë sportive.
Shumica e atyre në video janë të zhveshur deri në të brendshme. Disa prej tyre i kanë sytë të mbyllur dhe janë të ulur në gjunjë, ndërsa ushtarët e Izraelit i shikojnë.
Në një pikë, një grup prej tri grave të burgosura duken të gjunjëzuara dhe symbyllur prapa një porte futbolli me një flamur izraelit mbi kokën e tyre.

Një ushtar izraelit shfaqet në video disa herë, dhe duket sikur e di se po filmohet me kamerë.
Edhe
Ministri izraelit shpërndan video duke abuzuar aktivistët ndërkombëtarë, reagon bota
Të dyja videot u fshinë nga faqja e Letovas pak pasi BBC-ja kontaktoi IDF-në.
Dy video të postuara nga një tjetër ushtar izraelit përfshijnë fotografi të të burgosurve me të tjera të ushtarëve që pozojnë me armë.
Njëra video e postuar më 14 dhjetor përfshin imazhin e të burgosurve të hipur në një kamion dhe ushtari izraelit që me gishta përpjetë qëndron afër tyre. Ushtari u identifikua si Ilya Blank.
Videot sërish u fshinë.

Neni 13 i Konventës së Tretë të Gjenevës thotë se të burgosurit duhet të mbrohen në të gjitha kohërat, veçanërisht ndaj akteve të dhunës ose frikësimit dhe kundër “fyerjeve dhe kuriozitetit publik”.
Ellis ka thënë se thelbi është “të mos krijohet kuriozitet publik” për të burgosurit e luftës dhe “të mos poshtërohen”.
Edhe
Izraeli arreston një nga figurat kryesore të ushtrisë, akuzohet për tradhti
“Ideja e ecjes së njerëzve në të brendshme dhe xhirimi i tyre e shpërndarja sigurisht se përbën shkelje”.
Avokati për të drejtat e njeriut, Michael Mansfield, ka thënë se pamjet duhet të vlerësohen nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara.