Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Video tregon se si po mbahen palestinezët e burgosur nga Izraeli

Një video është bërë virale në rrjetet sociale ku shihen disa palestinezë të burgosur nga Izraeli.

Pamjet e verifikuara nga BBC-ja tregojnë burrat e zhveshur të ulur në tokë dhe nën kontrollin e ushtarëve izraelitë.

Ata mendohet se janë arrestuar në Beit Lahia, në veri të Rripit të Gazës.

Një prej të burgosurve të identifikuar aty është një gazetar palestinez, që ka bërë që punëtorët tjerë ta akuzojnë Izraelin për “trajtim poshtërues” të civilëve.

Qeveria izraelite ka thënë se të burgosurit ishin të gjithë në moshë dhe se ishin zbuluar “në zona ku civilët supozohej të evakuoheshin javë më parë”.

Në video shihet burrat në radhë ku u thuhet t’i heqin këpucët. Ushtarët izraelitë dhe automjetet e blinduara qëndrojnë përreth tyre.

Edhe Videot e ushtarëve izraelitë nga Gaza e shkelin të drejtën ndërkombëtare, sipas ekspertëve Botë Videot e ushtarëve izraelitë nga Gaza e shkelin të drejtën ndërkombëtare, sipas ekspertëve

Raportohet se disa prej këtyre burrave janë liruar.