Vetura të ngrira ka pranuar këtë javë Rusia. Të ardhura nëpërmjet anijes, që emrin e ka “Dielli Rio”, për shkak të kushteve të rënda atmosferike gjatë udhëtimit nga Koreja e Jugut, veturat ishin mbuluar tërësisht nga akulli.
Kur arritën këtë javë në portin e Vladivostokut, dhjetëra vetura s’dukeshin fare sikur të tilla.
Kapiteni i anijes u shpreh se erërat e fuqishme mbuluan veturat me ujë, e që më pas u ngri.
Agjencia lokale e motit paralajmëroi rajonin javën e shkuar për motin e ftohtë. Ajo njoftoi se temperaturat mund të zbresin deri në -43 gradë celsius.

Artikuj të ngjashëm