Shtetasi austriak Harald Kopitz, burri që vrau tre fëmijët e tij në Zagreb në shtator të vitit të kaluar, ka kryer vetëvrasje në burg në Lepoglavë, raporton “Jutarnji List”.
Kopitz ishte burgosur për vrasjen e tre fëmijëve të tij, njëri 4-vjeçar dhe dy tjerë binjakë - djalë e vajzë - të moshës 7-vjeçare.
Ai u dënua me 50 vjet burgim. “Jutarnji” ka bërë të ditur se austriaku ka kryer vetëvrasje rreth orës 17:00 të martën.
Lajmi për vetëvrasjen e tij është konfirmuar edhe nga Ministria e Drejtësisë e Kroacisë.
Në qershor Harald Kopitz u dënua me 50 vjet burgim. Ai pranoi fajin për vrasjen e trefishtë.
Kopitz 57-vjeçar është thënë se u ka vendosur tableta Diazepam në pije fëmijëve të tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të vrarë jashtë një restoranti në Linz të Austrisë
-
50 vjet burgim personit që vrau me thikë një nxënës në shkollë në Zagreb
-
Babai vret vajzën 2 vjeçe në Mal të Zi
-
Austria mban një minutë heshtje, ndërsa mbeten të paqarta motivet e sulmit tragjik në shkollë
-
Kosovari që vrau gruan dhe veten në Zvicër ishte liruar nga burgu pak më parë