Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Vetëm Zoti mund t’i ndihmojë”: Qindra të vdekur nga uria në Somali

Asnjë nënë nuk duhet ta humbasë fëmijën e saj. Owliyo Hassan Salaad ka parë t’i vdisnin katër këtë vit. Një thatësirë në Bririn e Afrikës i ka marrë ata, një nga një.

Tani ajo ka në djep 3-vjeçarin e saj të dobët dhe të lodhur, Ali Osmanin, të cilin e bartë 90 kilometra duke ecur nga fshati i saj në kryeqytetin e Somalisë, e dëshpëruar për të mos e humbur edhe atë. Ulur në dyshemenë e një qendre trajtimi të mbushur me nëna në ankth, ajo mezi flet për trupat e vegjël të varrosur në shtëpi, shkroi AP-ja të mërkurën.

Vdekjet filluan në thatësirën më të rëndë në katër dekada në atë rajon. Të dhënat e paraportuara më parë tregojnë të paktën 448 vdekje këtë vit nga kequshqyerja vetëm në Somali.

Shumë më tepër njerëz po vdesin, e për të cilët autoritetet nuk njoftohen, si katër fëmijët e Salaadit, të gjithë më të vegjël se 10 vjeç.

“Definitivisht mijëra” kanë vdekur, ka thënë koordinatori humanitar i Kombeve të Bashkuara në Somali Adam Abdelmoula.

Edhe Thatësira po shpopullon Somalinë Botë Thatësira po shpopullon Somalinë

Thatësira vjen e shkon në Bririn e Afrikës, por asnjë nuk ka qenë si kjo. Ndihmat humanitare janë pakësuar për shkak të krizave globale, si pandemia COVID-19 dhe tani lufta e Rusisë në Ukrainë. Çmimet për lëndët e para si gruri apo vaji për ushqim po rriten shpejt, në disa vende për më shumë se 100%. Miliona bagëti që u kanë ofruar familjeve qumësht e mish, kanë ngordhur.

Një “shpërthim i vdekjeve të fëmijëve” po vjen në Bririn e Afrikës nëse bota fokusohet vetëm në luftën në Ukrainë dhe nuk vepron tani, ka thënë të martën UNICEF-i.

Më shumë se 200,000 njerëz në Somali përballen me “uri katastrofike dhe vdekje, një rritje drastike nga 81,000 në prill”, thuhet në një deklaratë të OKB-së.

Në qytetin Mogadishu, në një nga kampet e tejmbushura, të ardhurit e rinj përshkruanin tmerrin kur panë familjarë të vdisnin.

Shumë njerëz shkojnë përditë në kamp, duke shpenzuar energjinë e fundit për të ngritur streha. Disa kanë ecur deri në 19 ditë për të arritur në kryeqytet, sipas Këshillit norvegjez për Refugjatë.

Edhe Somalia është në prag të “vdekjes nga uria” Botë Somalia është në prag të “vdekjes nga uria”

“Vetëm mbrëmë 120 familje erdhën”, ka thënë menaxherja e kampit, Nadifa Hussein. “Po u japim atyre ato pak gjëra që kemi, si bukë. Numri i njerëzve është aq i madh sa për t’u ndihmuar është jashtë kapacitetit tonë”.

“Vetëm Zoti mund t’i ndihmojë ata”, tha ajo.