Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Veriu i Japonisë bllokohet nga bora

Japonia veriore përjetoi një tjetër ditë me reshje të dendura bore dhe det të trazuar.

Bora e madhe dhe temperaturat e ftohta rekord kanë shkaktuar tollovi të madhe në Japoni.

Me borë të madhe është përballur prefektura Hokkaido që ka paralajmëruar stuhi të fuqishme dhe u detyrua të mbyllte disa rrugë.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, shpejtësia maksimale e erës të enjten ishte rreth 25 metra në rajonin Hokkaido dhe 20 metra në orë në rajonin Tohoku.

Në qytetin Tobetsu, një kamion ka dalë nga rruga si pasojë e akullit dhe borës. Në prefekturën Mie, kushtet e akullit shkaktuan mbingarkesë në autostradë.

Edhe Gjermania goditet nga temperatura rekord, ndërsa vala e të nxehtit lëviz drejt lindjes Botë 4 j. më parë Gjermania goditet nga temperatura rekord, ndërsa vala e të nxehtit lëviz drejt lindjes

Automjetet e borës kanë punuar për largimin e borës nga autostrada.

Bora e madhe gjithashtu ka penguar transportin për udhëtarët, të cilët kanë pritur shumë gjatë për taksi.