Bora e madhe ka bllokuar pjesën perëndimore të Japonisë të martën dhe të mërkurën. Qindra automjete janë bllokuar nëpër autostrada, teksa nga stuhia kanë mbetur pa energji elektrike mijëra shtëpi.
Në qytetin Kahsiwazaki më shumë se 20 mijë amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkaq, një 27-vjeçare është gjetur e vdekur në automjetin e saj të bllokuar nga bora. Autoritetet kanë raportuar se ajo ka vdekur nga monoksidi i karbonit për shkak se ka qëndruar në automjet për t’u ngrohur.
Qeveria japoneze ka angazhuar forcat mbrojtëse kundër katastrofave në disa qytete të prefekturës Niigata, e cila kërkoi ndihmën e shtetit për ta zhbllokuar trafikun.
Artikuj të ngjashëm