Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Venezuela dëbon 59 kolumbianët e arrestuar

Qeveria e Venezuelës ka dëbuar 59 kolumbianë, të cilit ishin arrestuar para tre vjetësh. Zyra për të Drejtat e Njeriut nga Kombet e Bashkuara ka përshëndetur lirimin e tyre, duke thënë se është një shenjë pozitive e Venezuelës që është në krizë të thellë politike.

Ministri i jashtëm i Kolumbisë, i kishte kërkuar OKB-së që të ndihmojë në bisedimet për lirimin e shtetasve, që u arrestuan në shtatorin e vitit 2016, me arsyetimin se ishin paramilitarë, transmeton KTV.

Ky shtet deklaroi se autoritetet në Venezuelë po i mbanin të arrestuarit në kushte të këqija dhe ka respektuar të drejtat e tyre si të burgosur.

Administrata e presidentit Nicolas Maduro, ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë në muajin shkurt kur qeveria e Duques ndihmoi opozitarin Juan Guaido për ta ndërprerë krizën humanitare në Venezuelë.

Kolumbia e njeh Guaidon si president legjitim të Venezuelës, së bashku me disa shtete tjera perëndimore.