Kur Maithilee Jadeja e raportoi humbjen e telefonit të saj celular në polici këtë shkurt, ajo e dinte saktësisht lokacionin ku e kishte humbur.
I kishte rënë nga duart në një të çarë të vogël, diku në afërsi të majës së Malit Aso, një prej vullkaneve më të mëdhenj aktivë në Japoni, shkruan “Al Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”. Asaj i ra celulari teksa po mundohej t’i bënte disa fotografi vendit.
Dy muaj më vonë, pasi u kthye në Kyoto, ku Jadeja (20) po i kryen studimet, asaj i mbërriti një letër nga policia në prefekturën Kumamoto, rreth 500 kilometra më larg.
Një alpinist e kishte gjetur telefonin e saj dhe ua kishte dorëzuar autoriteteve. Ekrani i ishte çarë në disa vende. “E dëshironi prapa?”, e pyesnin autoritetet në letër... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Punonjësi i agjencisë bërthamore japoneze e humb në Kinë telefonin me të dhëna konfidenciale
-
Të rinjtë japonezë përpiqen ta kufizojnë përdorimin e telefonit në vetëm dy orë në ditë
-
Kolegët e punës e lanë prapa në mal, një ditë më vonë shpëtohet alpinisti
-
Njëmbëdhjetë alpinistë të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi
-
Gjendet aparati me fotografitë e padëmtuara i humbur 13 vjet më parë