Rusia dhe vendet perëndimore kanë shkëmbyer akuza për transferime të paligjshme ndërkombëtare të armëve me SHBA-në duke thënë se komuniteti ndërkombëtar ka çdo të drejtë të mbështesë mbrojtjen e Ukrainës përballë pushtimit rus.
Rusia thirri një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për “rreziqet që rrjedhin nga shkeljet e marrëveshjeve që rregullojnë eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake”.
Duke iu drejtuar Këshillit, përfaqësuesja e lartë e OKB-së për çështjet e çarmatimit, Izumi Nakamitsu, ka theksuar se çdo transferim i armëve është rrezik i natyrshëm i devijimit të pajisjeve tek përdoruesit përfundimtarë të paautorizuar.
Ajo ka thënë gjithashtu se transparenca në armatim është masë tjetër e ndërtimit të besimit, e cila mund të shërbejë për t’i ulur tensionet, paqartësitë dhe perceptimet e gabuara midis shteteve anëtare.
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, i ka akuzuar vendet perëndimore për transferime në shkallë masive të armëve dhe municioneve në rajone të ndryshme duke përfshirë Lindjen e Mesme, Ballkanin dhe Afrikën Veriore, e si rrjedhojë është shkaktuar përhapja e pakontrolluar e mallrave ushtarake në të gjithë botën.
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
SHBA-ja akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në Ukrainë
-
Çfarëdo trupa të huaja në Ukrainë do të jenë objektiva legjitimë, thotë Moska
-
Kremlini: Duhet kohë për ta qartësuar se çfarë armë po dërgojnë amerikanët në Ukrainë
-
Rusia i thotë OKB-së se bashkëpunimi me Korenë e Veriut nuk shkel të drejtën ndërkombëtare