Bashkëpronari i Red Bullit, Dietrich Mateschitz, bizmesmeni austriak me renome botërore, vdiq të shtunën në moshën 78-vjeçare.
Mateschitz ishte forca prapa krijimit të Red Bullit, që u kthye në lider botëror të pijeve energjike.
Ai përdori pasurinë e tij për të krijuar një skuadër edhe në Formula 1, që u bë një nga liderët në këtë sport.
“Pikëllim i thellë. Çfarë njeriu i madh. Ajo që kemi arritur dhe ajo që ka bërë për aq shumë njerëz nëpër botë në sporte të ndryshme, është e pakonkurrencë”, ka thënë shefi i skuadrës së Red Bullit në F1, Christian Horner.
Familja e Mateschitzit ishte me prejardhje kroate.
Artikuj të ngjashëm