Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, ka vdekur në moshën 64-vjeçare, njoftoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

“Ministri i Jashtëm Vladimir Makei ka ndërruar jetë papritmas”, raportoi Belta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Makei e mbante postin e tij që nga viti 2012.

Ai kishte marrë pjesë në një konferencë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) - një aleancë ushtarake e disa shteteve postsovjetike - në Jerevan në fillim të kësaj jave dhe do të takonte homologun rus, Sergei Lavrov të hënën.

Para zgjedhjeve presidenciale dhe protestave masive antiqeveritare në Bjellorusi në vitin 2020, Makei kishte qenë një nga nismëtarët e përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet e Bjellorusisë me Perëndimin dhe kishte kritikuar Rusinë.

Megjithatë, ai ndryshoi papritmas qëndrimin e tij pas fillimit të protestave, duke pretenduar se ato ishin frymëzuar nga agjentë të Perëndimit.

“Jemi të tronditur nga raportet për vdekjen e kreut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bjellorusisë, Vladimir Makei”, ka shkruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në kanalin e saj në Telegram.