Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq ish-Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Ashton Carter

Ashton Carter, që ka shërbyer si Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së, ka vdekur në moshën 68-vjeçare, shkruan CNN.

Carter kishte udhëhequr Departamentin e Mbrojtjes nga shkurti i vitit 2015 deri në janar të vitit 2017, nën administratën e Barrack Obamas.

Familja e Carterit ka bërë të ditur se ai ka vdekur nga një sulm i papritur në zemër të hënën mbrëma në Boston.

Carter ka lënë pas vetes bashkëshorten Stephanie dhe fëmijët Ava e Will.

“Carter dedikoi jetën e tij profesionale për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe po ashtu duke mësuar studentët për marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai ishte bashkëshort i dashur, baba, mësues dhe shok. Vdekja e tij e papritur do të ndjehet nga të gjithë që e kanë njohur”, ka thënë familja.