Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq ish-gruaja e Trumpit

Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Donald Trump, vdiq të enjten, raportoi mediumi amerikan “WABC”.

Ajo vdiq në moshën 73-vjeçare, në apartamentin e saj në Manhattan.

Vdekja e saj thuhet se "ishte natyrale", derisa familja e saj lëshoi njoftim për vdekjen.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të nënës sonë të dashur, Ivana Trump. Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme -- një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë dhe mike e kujdesshme. Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo iku nga komunizmi dhe përqafoi këtë vend”, thuhet në njoftim.

Ivana Trump u martua me Donald Trumpin në vitin 1977 dhe mbajti poste kryesore menaxheriale në Organizatën Trump.

Martesa e tyre e trazuar dhe divorci u bënë objekt i interesit publik mbarëbotëror, pasi lidhja e Donald Trumpit me Marla Maples, që më vonë u bë bashkëshortja e tij, u bë publike, e ndarja u finalizua në vitin 1992.

Edhe Vdiq senatori amerikan, Lindsey Graham Botë 1 j. më parë Vdiq senatori amerikan, Lindsey Graham

Pas divorcit, Ivana zhvilloi linjat e saj të veshjeve, bizhuterive dhe produkteve të bukurisë.

Është autore e disa librave, ndër to “Raising Trump”.