Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes poeti dhe kritiku i Putinit pasi u godit me veturë

Poeti rus dhe kritiku i presidentin Vladimir Putin, Lev Rubinstein ka vdekur gjashtë ditë pasi është goditur nga një veturë, ka deklaruar vajza e tij.

Rubinstein 76-vjeçar është goditur më 8 janar, duke kaluar disa ditë në komë para se të vdiste.

“Babai im, Lev Rubinstein, ka vdekur sot”, ka shkruar vajza e tij, Maria.

Duke reaguar ndaj lajmit për vdekjen e Rubenstein, organizata e të drejtave të njeriut Memorial e përshkroi Rubinstein si “tejet poetik, mendjemprehtë dhe ironik”.

Grupi është një nga grupet më të vjetra të të drejtave civile në Rusi, por në dhjetor 2021 u detyrua të mbyllet pasi Moska intensifikoi goditjen e saj ndaj opozitës pasi nisi lufta në Ukrainë.