Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes në aksident trafiku kryebashkiaku i Johannesburgut

Kryebashkiaku i ri i Johannesburgut të Afrikës së Jugut, Jolidee Matongo, ka humbur jetën në një aksident trafiku, raporton BBC.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Detajet e aksidentit nuk janë bërë të ditura, por në mediume lokale janë paraqitur foto të një veture të dëmtuar rëndë.

Matongo është bërë kryenashkiak i Johannesburgut më 10 gusht, pas vdekjes së paraardhësit të tij, Geoffrey Makhubo, për shkak të komplikimeve nga COVID-19.

Image