Një djalë 9-vjeçar që ishte vendosur në komë artificiale pas lëndimeve që mori në festivalin Astroworld në Houston, ka humbur jetën, ka njoftuar avokati i familjes.
Ezra Blount ka qenë në komë artificiale për shkak të lëndimeve të rënda të trurit dhe traumës në organe që mori në festivalin e 5 nëntorit.
Ai është më i riu nga dhjetë persona që vdiqën në koncert pasi shpërtheu paniku gjatë performancës së reperit Travis Scott.
Qindra tjerë janë lënduar kur turma filloi të shtynte drejt skenës. Erdhi deri te shtypja e njerëzve e ngufatja.
Avokatët kanë thënë se më tepër se 200 persona kanë pretenduar se janë lënduar gjatë shtypjeve, ndërsa po përgatiten edhe 90 padi kundër promotorëve të ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Një 9-vjeçar ka vdekur nga lëndimet e marra në festivalin “Astroworld”
-
Dhjetëra padi të tjera për koncertin ku mbetën të vdekur 9 persona
-
Vdiq edhe një 22-vjeçare e lënduar në koncertin e Travis Scottit
-
Një fëmijë 14 vjeç në mesin e të vdekurve në koncertin e Travis Scottit
-
Travis Scott nuk do të përballet me akuza penale