Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdon me ndërhyrje procedurale seanca konstitutive e Kuvendit të Maqedonisë

Ka vazhduar edhe sot, për të njëmbëdhjetën ditë, seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë. Debati po zhvillohet me avazin e vjetër përmes ndërhyrjeve procedurale. Deputetët e LSDM-së këmbëngulin që të kalohet në pikën e katërt të rendit të ditës që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Ndërprerjen e debatit rreth pikës së tretë dhe kalimin në të katërtën e kërkoi ditë më parë Oliver Spasovski nga LSDM-ja, i cili për këtë propozim kishte mbështetjen e dhjetëra deputetëve.

Petre Shilegov nga LSDM edhe njëherë duke lexuar Rregulloren për punën e Kuvendit, kërkoi që të ndërpritet debati rreth kësaj pike dhe të kalohet në pikën tjetër të rendit të ditës. Megjithatë edhe kjo kërkesë e Shilegovit nuk u mor parasysh nga kryesuesi i seancës Veljanoski, i cili tha se përveç se duhet lexuar rregullorja, ajo duhet edhe zbatuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë vetëm po zbatoj Rregulloren për punën e Kuvendit”.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të vazhdojë debati i 11-të i seancës konstitutive, në të cilën duhet të debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Seanca konstituive kuvendore filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës ligjdhënëse.

Në rend dite të seancës është edhe përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.