Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.
Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa në seancën e kaluar u lexuan SMS porositë nga celulari i kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanoski.
Ndërsa në seancat e mëparshme janë lëshuar incizimet nga kamerat e sigurisë në Kuvend, para zyrës së Veljanoskit dhe kamerat tjera në korridor, transmeton kp.
Këshilli gjyqësor javën e kaluar vendosi ta ndajë procedurën për të akuzuarin Sasho Markovski, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore nuk do të mund të paraqitet në gjykim.
Përndryshe, për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 të tjerët për “nxitje”.
-
Në Shkup ka vazhduar seanca gjyqësore për dhunën në Kuvend
-
Sërish arrestohen një pjesë e të akuzuarve për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë
-
Ish-kryeparlamentari Veljanovski akuzohet për dhunën në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut
-
Katër ish-drejtues të lartë shtetërorë të Maqedonisë së Veriut do të gjykohen për dhunën në Kuvend
-
Ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Maqedoni, dëshmi mbi brishtësinë e shtetit juridik